Kjo është kënga që ka zhvendosur ‘Shake it’ nga vendi i parë (VIDEO)
Pas katër javësh, përfundon 'regjimin' hiti 'Shake it' në toplistën 'Kënga e Javës'.

ShowBiz
Propozimi i javës së kaluar, ‘Grande‘ nga Noizy, ka arritur të marrë më shumë vota këtë javë nga lexuesit e lajmi.net.
Kështu, ‘Grande’ ka zhvendosur ‘Shake it‘ nga vendi i parë pas katër javësh. Madje, gara këtë javë ka qenë mes Noizyt dhe Cozman me ‘Si dje‘, që ka zënë vendin e dytë.
Hiti i Etnon dhe Gentës ka rënë në pozitën e tretë derisa në të katërtën këtë javë kemi ‘BS‘ nga Geti dhe Onat dhe në të pestin qëndron ‘Numrin e ri‘ nga Dhurata Dora.
Nga top lista ‘Kënga e Javës’ këtë javë largohen motrat istrefi, pasi Nora me ‘Sa t’kom dasht‘ ka marrë vota që e kanë pozicionuar në vendin e nëntë derisa Era me ‘BonBon’ në të dhjetin.
Dy propozimet e kësaj jave janë: ‘Dreq’ nga Enca dhe ‘Nuk kthehesh ti’ nga Besart Halimi.
Kjo është renditja e plotë e javës së 22-të, ndërsa për këngën e kësaj jave mund të VOTONI KËTU.
- Grande – Noizy – ER
- Si dje – Cozman – ER
- Shake it – Etnon ft. Genta – -2
- BS – Ghetto Geasy ft. Onat –-2
- Numrin e ri – Dhurata Dora –-2
- Ta fali jetën – 2Ton – -2
- Gone girl – 2po2 ft. Flori – -2
- Mi amore – Kida ft. Ermal Fejzullahu – -2
- Sa t’kom dasht – Nora Istrefi –-2
- Bonbon – Era Istrefi –-2
PN: Pozitë e pandryshuar nga java paraprake
+: Kënga e pozicionuar më mirë se në javën paraprake
–: Kënga e pozicionuar më keq se në javën paraprake
ER: Këngë e re në toplistë
