Kjo është gjendja e Demiral pas lëndimit të rëndë të gjurit

Merih Demiral është shfaqur mbrëmë në Allianz Stadium për ndeshjen mes Juventusit dhe Romës.

Sport

23/01/2020 11:39

Merih Demiral ka përfunduar sezonin pas lëndimit të rëndë të gjurit të pësuar në ndeshjen kundër Romës në Serie A.

Mbrojtësi turk është operuar dhe si rezultat do të mungojë për 6-7 muajt e ardhshëm.

Mirëpo, ai është rikthyer mbrëmë në Allianz Stadium, pikërisht në duelin mes Juventusit dhe Romës në çerekfinalen e Coppa Italia, transmeton lajmi.net.

Ai e ka këmbën e izoluar pas operacionit por edhe në gjendje jo të mirë prapë ka vendosur të qëndrojë afër skuadrës. /Lajmi.net/