Kjo është dhurata speciale për 30-vjetorin e lindjes të McGregor

Më 14 korrik, kampioni irlandez i arteve marciale mikse Conor McGregor do të festojë 30-vjetorin e lindjes dhe artisti i veprave “hyper-realiste” i njohur me nofkën Aspencrow (Edgar Askelovic) ka vendosur t’i bëjë një dhuratë të veçantë, një skulpturë prej mermeri.

Fun

10/07/2018 23:38

Ajo do të zbulohet për fansat ditën e lindjes së McGregor, në galerinë e Mayfair’s JD Malat Gallery.

Artistit me qendër në Birmingham i janë dashur 5 muaj për të realizuar këtë skulpturë masive , që peshon 100kg dhe që kap vlerën e 50 mijë stërlinave.

Për të realizuar këtë vepër kam hedhur sytë pas nga antikiteti, ku sportistët përjetësoheshin në skulptura. Kam marrë edhe disa detaje nga veprat e Mikelanxhelos, disa graffiti moderne, për të paraqitur luftëtarët e kohës”, tha skulptori.