Kjo është dashuria më e madhe e vogëlushes Ameli (Foto)

Tani që të gjithë e njohin kukullën e re të Instagramit, pas ditëlindjes së saj të parë, mami Miriam nuk kursehet më për të ndarë momentet më të bukura me të edhe në rrjetet sociale.

ShowBiz

05/01/2017 18:27

Pas fotos së ditëlindjes dhe fotove përshëndetëse të Krishtlindjeve, Ameli tani është një personazh i ri i Instagramit dhe gati të ndajë me ne edhe pasionet e para.

I pari pasion i Amelisë – librat. Me siguri një pasion i trashëguar nga mami dhe babi. Jo vetëm sepse Albani dhe Miriami i duan njëlloj librat, por edhe sepse janë shumë të kujdesshëm që edhe në muzikën e tyre të zgjedhin poezinë dhe t’i japin asaj rëndësi.

Edhe Ameli ka nisur t’i shijojë. Tani ajo është në fazën që kënaqet me fotot dhe ngjyrat, megjithatë Miriam e ka zbuluar që tani se e bija do t’i dashurojë njëlloj sa ata pasurinë e pashtershme.