Kjo është 10-vjeçarja shqiptare me flokë 1.10 cm

Kjo është Fatjona, vajza mirditore që ka lindur dhe jeton prej vitesh në fshatin Shëndëlli, në Konispol.

Fun

22/07/2019 14:30

Ajo është vetëm 1.42 cm e gjatë dhe flokët e saj kanë gjatësinë 1.10 cm, transmeton Ballkan Web.

Më një intervistë për gazetaren e News 24 në Sarandë Shpresa Dine vogëlushja ka treguar se për herë të parë i ka prerë kur ishte 3 vjeçe e gjysmë.

Ajo i kreh çdo ditë ata dhe i lan tre herë në javë.

“Në moshën 3 vjeç e gjysmë, i kam prerë për herë të parë flokët. Kam shume kujdes për larjen e tyre. I laj 3 herë në javë. Kam edhe vështirësi, në shumë raste më ndihmon edhe mami”-tregon bukuroshja 10 vjeçare me flokë të gjata.

Fatjona Beci është vajza e dytë nga tre fëmijët e Luftar Becit, banor prej 15 vitesh në fshatin Shëndëlli, në Konispol. Fatjona 10 vjecare ëdhtë nxenëse e klasës së katërt në shkollën 9 vjeçare “Abedin Selenica”.

YouTube player