Kjo bimë do të ju “sjellë para” juve
A i doni bimët? Nëse po, atëherë këtë keni dy arsye për ta dashur. Bimët pastrojnë ajrin në shtëpi, ju mbrojnë nga pluhuri, rrezatimi, kimikatet e të tjera.

Fun
Dhe, gjëja më e mirë është se bimët sjellin energji pozitive në shtëpi. Shumë njerëz në mbarë botën janë interesuar për parimet e Feng Shui, për dizajn të brendshëm.
Çfarë është Feng Shui?
Feng Shui është një teknikë e lashtë kineze që shqyrton ndërveprimin e njerëzve dhe mjedisin e tyre që jetojnë dhe është praktikuar për mijëra vjet, transmeton lajmi.net
Fjalët Feng Shiu do të thonë “erë dhe ujë”, duke nënkuptuar fuqitë e padukshme në qiell dhe rrjedhjen e energjisë në Tokë. Ajo përpiqet për të ndihmuar në ruajtjen e ekuilibrit ndërmjet juve dhe mjedisit ku jetoni, sipas parimeve të natyrës.
Është me të vërtetë e mahnitshme që shumë ekspertë të Feng Shui në mbarë botën kanë thënë se një nga bimët me gjelbërim të përhershëm është edhe Crassula Ovata ose e njohur ndryshe si bima e fatit, e cila besohet se sjellë fat në përgjithësi, e sidomos në biznes.
Pra, ekspertët këshillojë që secili të ketë në shtëpi një bimë të tillë edhe në aspektin dekorativ por edhe për fatin dhe ndihmën në ruajtjen e balancit./Lajmi.net/