Kishte rënë nga anija, ja sa ka notuar ky qen për të shpëtuar

Një qen i cili ka rënë nga anija në një liqen në Michigen është bashkuar përsëri me familjen.

Fun

01/09/2016 01:19

Qeni ka notuar rreth 6 milje për të dalur në breg duke qenë vetëm 10 muajsh, përcjellë lajmi.net

Çifti tha se qeni i tyre kishte rënë rreth 6 milje larg bregut, por edhe pas kërkimeve të shumta të rojeve detare të cilëve i’u bashkuan edhe disa peshkatarë, nuk u gjend asnjë shenjë.

Pronari i qenit kishte ofruar 5000$ për atë që i’a sjell përsëri atë, por qeni e kishte kryer vetë rrugën duke notuar 6 milje dhe duke u kthyer tek familja.