Kina: Nëse SHBA-të duan luftë, çfarëdo lloji qoftë ajo- ne jemi gati për të luftuar

Gjatë fjalimit që pati në Kongres, presidenti amerikan, Donald Trump foli edhe për vendimit që ka marrë deri tani, e që lidhen me Ukrainën, doganat, emigrantët, arsimin e shumë të tjera. Trump ndër të tjerash ka dyfishuar tarifat për importet kineze nga 10 për qind në 20 për qind dje, me një urdhër ekzekutiv. Shtëpia…

Bota

05/03/2025 09:41

Gjatë fjalimit që pati në Kongres, presidenti amerikan, Donald Trump foli edhe për vendimit që ka marrë deri tani, e që lidhen me Ukrainën, doganat, emigrantët, arsimin e shumë të tjera.

Trump ndër të tjerash ka dyfishuar tarifat për importet kineze nga 10 për qind në 20 për qind dje, me një urdhër ekzekutiv.

Shtëpia e Bardhë e justifikon rritjen e tarifave duke përmendur problemin e kontrabandës së vazhdueshme të fentanilit të prodhimit kinez në SHBA.

Por Kina nuk e la me kaq dhe vendosi që nga 10 marsi t’i vendosë SHBA-ve tarifa prej 15% në çdo produkt bujqësorë e ushqimorë.

E derisa Trump po përfundonte fjalimin e tij, Ambasada e Kinës ka bërë një postim në rrjetet sociale.

“Nëse lufta është çfarë SHBA-të kërkojnë, luftë tarifash, luftë tregtare apo çfarëdo lloj tjetër lufte, ne jemi gati të luftojmë deri në fund”./Lajmi.net/