Kina ndalon agjërimin
Qeveria kineze ua ka ndaluar agjërimin shërbyesve civil, mësuesve dhe nxënësve gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, në një rajon që kryesisht banohet nga myslimanët.
Bota
Në Xinjiang ku 58 përqind e banorëve janë mysliman, restorantet janë urdhëruar të vazhdojnë punën normalisht si ditëve të tjera, transmeton Klan Kosova.
Përderisa shumica e myslimanëve në botë janë duke agjëruar nga agimi deri në muzg gjatë këtij muji, kjo praktikë po ndalohet në Kinën komuniste.
“Anëtarët e partisë, nënpunësit civil, studentët dhe të miturit nuk duhet të agjërojnë gjatë Ramazanit dhe nuk duhet të bëhen pjesë e asnjë aktiviteti fetar”.
“Gjatë këtij muaji, dyqanet ushqimore nuk duhet në asnjë mënyrë të qëndrojnë të mbyllura”, shkruhet në lajmërimin e qeverisë.