Kina mbyll masivisht faqet pornografike dhe të “thashethemeve” në Internet

Kina ka mbyllur më shumë se 4,000 faqe dhe llogari në internet në një fushatë tre-mujore kundër informacionit online të “dëmshëm”, njoftoi media shtetërore e vendit.

Fun

25/09/2018 23:47

Kina mban nën kontroll të rreptë internetin dhe ka goditur një sërë veprimtarish të paligjshme në internet, duke përfshirë pornografinë, lojërat e fatit, prozelitizmin fetar dhe madje edhe “përhapjen e thashetheme”.

Pas fushatës që pastrimit në Internet që nisi në maj, autoritetet trajtuan 120 shkelje dhe urdhëruan 230 firma për të ndrequr parregullsitë, tha agjencia zyrtare e lajmeve “Xinhua”.

Më tepër se 147,000 “copëza” informacioni të dëmshëm u hoqën nga fundi i gushtit, sipas Zyrës Kombëtare të Kinës kundër botimeve pornografike dhe ilegale.

Autoritetet njoftuan javën e kaluar se kishin goditur një platformë pornografie live streaming me bazë në Kamboxhia dhe tha se kishte më shumë se 3.5 milionë përdorues të regjistruar.

Më parë këtë muaj, një student pasuniversitar në Xi’an, kryeqyteti provincial i Provincës Shaanxi, u mor në pyetje nga policia dhe iu dha një gjobë prej 200 juanë (22 paund) pasi përdorte softuer për të parë faqet e internetit “jashtë shtetit”.