Kim zbulon se fiton më shumë para në Instagram se sa për një sezonë të “Keeping Up With the Kardashians”

Kim Kardashian tregoi haptazi se ku janë mundësitë më të mëdha për të bërë para.

ShowBiz

19/10/2020 17:32

Ylli televiziv i “Keeping Up With the Kardashians” ishte e ftuar në sezonin e tretë të ‘My Guest Needs Needs No Introduction With David Letterman’, duke treguar se përse nuk e ka problem që do të përfundojë KUWTK, shkruan In Style.

Ajo tha, “Ne nuk do të ishim këta që jemi sot pa “Keeping Up With the Kardashians” dhe kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë të ndajmë me të gjithë mënyrën e jetesës tonë”, transmeton lajmi.net.

”Edhe pse realisht, ne mund të publikojmë diçka në rrjetet sociale dhe të bëjmë më shumë para sesa bëjmë për një sezon të tërë” shtoi Kim.

Mogulja e bukurisë nuk dha një shumë reale në lidhje me atë që fiton nga një postim i vetëm në Instagram, por më parë theksoi se arrin diku nga 300,000 deri në 500,000 dollarë dhe nganjëherë më lart se një milion dollarë.

Në fillim të këtij muaji, Forbes raportoi se pasuria e Kim Kardashian kap shifrën prej 780 milionë dollarë pasi ajo shiti 20 për qind të aksioneve në kompaninë e saj të kozmetikës tek Coty në muajin qershor të këtij viti./Lajmi.net/