Kim u kërcënua me vdekje
Kim Kardashian është kërcënuar me vdekje nga një person, me ç’rast ylli i televizionit e ka paraqitur rastin në polici, si një akt kriminal, mëson TMZ. “Unë do të vras ty, zuskë”, ndërsa Kim beson se ky është një krim. Fillimisht, ky njeri u mundua kinse ta ndihmonte bukuroshen amerikane jashtë ndërtesës, por, posa u…

ShowBiz
Kim Kardashian është kërcënuar me vdekje nga një person, me ç’rast ylli i televizionit e ka paraqitur rastin në polici, si një akt kriminal, mëson TMZ. “Unë do të vras ty, zuskë”, ndërsa Kim beson se ky është një krim.
Fillimisht, ky njeri u mundua kinse ta ndihmonte bukuroshen amerikane jashtë ndërtesës, por, posa u futën në ndërtesë, ai filloi ta fyente Kimin. Ajo më pas kërkoi që ai të dilte jashtë dhe ky person u çart.
Për çdo rast, Kim e ftoi të fejuarin e saj, Kanye West, në momentet kur djaloshi po bërtiste dhe më pas filloi konfrontimi në mes dy meshkujve dhe Kanye e qëlloi me grusht djaloshin. Tash, reperi amerikan është i dyshuar për vepër penale.
Kim tashmë është takuar me avokatin e saj dhe ata kanë konfirmuar se do ta ngrenë një kundërsulm ndaj raportit të policisë. Çfarëdo që të ndodh, nuk është e mirë për Kanye.
Ai tashmë përballet me akuza për shkak të sulmit të tij ndaj një fotografi në LAX dhe prokurori i Los Angeles City kërkon ta përdor çdo konfrontim, për ta vërtetuar se Kanye ka të kaluar jo të mirë. Dhe, kjo nuk i shkon për shtati rastit të tij.