Kim ndalet nga policia
Kim Kardashian është ndalur nga policia pasi ka vozitur shpejtë në rrugët e ngarkuara të Los Angelesit. Ky incident ka shkaktuar kaos në trafik, njoftoi policia. Siç njofton uebfaqja TMZ.com, ajo ishte duke u munduar t’u shmangej fotografëve, duke bërë lëvizje të shumta dhe të ndaluara, duke kaluar në trakën tjetër. Siç raportohet, rreth pesë…
ShowBiz
Kim Kardashian është ndalur nga policia pasi ka vozitur shpejtë në rrugët e ngarkuara të Los Angelesit. Ky incident ka shkaktuar kaos në trafik, njoftoi policia. Siç njofton uebfaqja TMZ.com, ajo ishte duke u munduar t’u shmangej fotografëve, duke bërë lëvizje të shumta dhe të ndaluara, duke kaluar në trakën tjetër.
Siç raportohet, rreth pesë vetura të mediumeve ishin duke e ndjekur Kimin, në tentim për ta fotografuar atë. Gjithashtu, patrulla e ‘California Highway’ ka noftuar se një fotograf është ndalur për vozitje të shpejtë dhe një tjetër është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia tash po e heton rastin, ndërsa Kim vazhdon të jetë nën presionin e fotografëve, të cilët e ndjekin në çdo moment.