Kim Min Jae lë vet Rrahmanin te Napoli, zyrtarizohet te Bayern Munich

Mbrojtësi i Kombëtares së Koresë së Jugut, Min-Jae Kim është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Bayern Munich. Mbrojtësi 26-vjeçar është larguar nga Napoli dhe është transferuar te gjiganti nga Bundesliga, ku ka firmosur deri në vitin 2028, shkruan Lajmi.net Min-Jae Kim la të vetmuar kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmanin me të cilin ishin…

Sport

18/07/2023 17:38

Mbrojtësi i Kombëtares së Koresë së Jugut, Min-Jae Kim është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Bayern Munich.

Mbrojtësi 26-vjeçar është larguar nga Napoli dhe është transferuar te gjiganti nga Bundesliga, ku ka firmosur deri në vitin 2028, shkruan Lajmi.net

Min-Jae Kim la të vetmuar kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmanin me të cilin ishin një dyshe e pathyeshme gjatë sezonit që lam pas, ku Napoli fitoi edhe titullin e Serie A.

Lojtari korean ishte transferuar në Serie A nga Fenerbahce gjatë sezonit të kaluar për vetëm 18 milionë euro.

Me Napolin sezonin e kaluar luajti 45 ndeshje në të gjitha garat, shënoi dy gola dhe bëri dy asiste./Lajmi.net/