Kim Kardashian zbulon se rezultoi pozitive me COVID-19 bashkë me fëmijët

Ylli televiziv rrëfen përvojën me virusin.

ShowBiz

29/05/2021 08:16

Kim Kardashian kishte një rast vërtet të keq të COVID-19 së bashku me fëmijët e saj, i cili mbylli xhirimin e shfaqjes së saj për 2 javë dhe ajo thotë se i ndikoi edhe në studime, shkruan TMZ, transmeton lajmi.net.

Një promo për “Keeping Up with the Kardashians” tashmë zbuloi se Saint ishte testuar pozitiv për virusin, por të enjten mbrëma në episod u zbulua se kriza shëndetësore shkoi shumë përtej djalit të saj më të madh dhe preku tërë fëmijët e saj.

Kim thotë se Saint ishte testuar pozitiv pas një shpërthimi të dukshëm në shkollën e tij dhe ajo ishte me të vërtetë e shqetësuar për të sepse ai po qante dhe kollitej shumë.

Sigurisht, me 3 fëmijë të tjerë në shtëpi, ajo gjithashtu ishte e shqetësuar për përhapjen e saj, dhe kjo ishte pikërisht ajo që ndodhi.

North filloi të ndjehej e sëmurë shumë shpejt dhe përfundimisht të dyja ajo dhe Kim zbuluan se kishin COVID-19.

Në atë moment, producentët vendosën të mbyllnin të gjitha xhirimet ‘KUWTK’ për 14 ditë ndërsa familja ishte në karantinë.

Kim thotë se ajo kishte disa simptoma të rënda, sikur ethe 104 gradë, pikërisht kur ajo supozohej se do të vinte në seanca studimore ditore 12 orëshe për të kaluar në një provim, në të cilin ka rënë.

Për fat të mirë, të gjithë në familje u rikuperuan mirë, por duket se Kim dështoi të kalonte dy teste. Në fillim të kësaj jave, ajo tha se po studionte për t’i kaluar përsëri.

Vazhdon ende të jetë e paqartë saktësisht kur COVID goditi Kim dhe fëmijët e saj që kur shfaqja u xhirua muaj më parë, por ne e dimë që Khloe e kaloi virusin diku në vitin 2020 dhe zbuloi në ‘KUWTK’ se simptomat e saj ishin kaq të këqija dhe se Kris Jenner thirri çdo mjek që ajo mund të mendoj për ndihmë.

Kim më parë deklaroi se Kanye West gjithashtu e kishte atë në ditët e para të pandemisë. /Lajmi.net/