Kim Kardashian nuk e fsheh sëmundjen nga e cila po vuan

Kim Kardashian kohë më parë ka treguar publikisht se vuan nga sëmundja e psoriazës.

ShowBiz

18/03/2019 10:55

Kim Kardashian përmes rrjeteve sociale, kishte treguar shenjat që i bëhen nga kjo sëmundje, shkruan lajmi.net.

Përmes një fotografie që postoi së fundi, 38-vjeçarja u shfaq në shtrat pa grim, ndërsa tregon se si i ishte bërë fytyra.

“Psoriaza në mëngjes”, është mbishkrimi që ajo ia kishte lënë fotos, ku tregon shenjat që i janë bërë.

Kim Kardashian është e martuar me Kanye West dhe bashkë kanë tre fëmijë. /Lajmi.net/