Kim Kardashian i lë të gjitha nën hije me paraqitjen e fundit
Kim Kardashian shfaqi format trupore në pantallona të bardha.
ShowBiz
Ajo u shfaq të hënën në një fotografi pranë Scott Disick, ndërsa ndau çaste nga xhirimet e “Keeping Up With The Kardashians”, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Më pastaj, Kim u pa duke arritur në shtëpinë e shoqes së saj për darkë në Malibu, të hënën në mbrëmje.
39 vjeçarja, ishte veshur për të lënë përshtypje në një palë pantallona elegante me rripa të bardha, të cilat shfaqnin pjesën e pasme të saj të famshme bukuroshe.
Kim i kombinoi pantallonat e bardhë me një këmishë blu, të cilën e veshi mbi një bluzë të bardhë.
Nëna e katër fëmijëve kishte kapur gjysmën e flokëve lart dhe dukej tejet elegante, teksa kishte vendosur edhe grim të rëndë në fytyrë.
Ndërkohë, Kim thuhet se është e trishtuar për burrin e saj Kanye West, i cili është duke luftuar me shëndetin mendor. /Lajmi.net/