Kili e meritoi çerekfinalen, Brazili jo

Portieri i Kilit, Claudio Bravo ka thënë se ekipi i tij e meritoi të kualifikohej në çerekfinale të Kampionatit botëror, më shumë se Brazili, që i mposhti pas penalltive.

Sport

28/06/2014 23:15

Portieri i Kilit, Claudio Bravo ka thënë se skuadra e tij nuk e meritoi të eliminohej nga Kampionati botëror. Kili humbi pas penalltive nga Brazili pasi ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 1:1.

“Menduam se mund të fitojmë ndeshjen. Ishim më të mirë, më fizikë”, deklaroi Bravo pas ndeshjes.

“Kemi pasur punë me skuadrat më të forta: Spanja, Holanda, Brazili dhe nuk na kemi dëgjuar duke u ankuar. Patëm raste por nuk e deshi”, u shpreh Bravo i cili ishte një prej më të dalluarve te Kili.

“Do të kthehemi në shtëpi me kokën lart për garën që kemi zhvilluar. Krenarë. Kemi një skuadër të madhe. Ishte një mundësi për të fituar dhe krijuar diçka të madhe”, përfundoi ai.