‘Kid A’ i Radiohead si Ushqim

Kyle Hanley, kuzhinier në Detroit Golf Club, ka krijuar një meny të bazuar nga këngët e albumit të vitit 2000 ‘Kid A’, të Radiohead, ndërsa Joseph Allerton, drejtor i ushqimit dhe pijeve, e ka zgjedhur verën dhe koktejet, duke konsideruar se muzika do të konsumohet më shumë se ushqimi, raporton The Huffington Post. Hanley thotë…

ShowBiz

16/02/2014 20:54

Kyle Hanley, kuzhinier në Detroit Golf Club, ka krijuar një meny të bazuar nga këngët e albumit të vitit 2000 ‘Kid A’, të Radiohead, ndërsa Joseph Allerton, drejtor i ushqimit dhe pijeve, e ka zgjedhur verën dhe koktejet, duke konsideruar se muzika do të konsumohet më shumë se ushqimi, raporton The Huffington Post.

Hanley thotë se e ka studiuar muzikën para se të bëhej kuzhinier dhe se i ka ndjerë ‘tekstet dhe ngjyrat’ kur e kishte dëgjuar albumin. “Sidomos Radiohead. Ata janë një grup mjaft i thellë”, ka thënë ai.

Sa i përket idesë për ta krijuar menynë e inspiruar nga një album, Hanley shpjegoi: “Shumë njerëz i kanë hequr qafe CD’të dhe ky është albumi aktual. Një këngë rrjedh pas tjetrës dhe ne duam ta bëjmë të njëjtën gjë me vaktet”, shtoi ai.

Dhjetë pjatat e ushqimit nisin me ‘Everything In Its Right Place’, ndërsa përfundojnë me ‘Motion Picture Soundtrack’.

Aktualisht, vakti është planifikuar të servohet vetëm në Detroit’s Elizabeth Theatre më 19 shkurt, por Hanley dhe partneri i tij i biznesit, Bill Keros po e konsiderojnë që ta rikthejnë këtë eveniment në një seri mujore, me albume të ndryshme, të cilat do ta frymëzojnë çdo darkë.

 

 

Radiohead – Everything In Its Right Place