Kica Xhelili reagon pas vdekjes tragjike të pjesëtarit të FSK-së: Paga e ulët e ushtarit tonë e detyroi atë të punojë punë tjetër shtesë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar pas vdekjes tragjike të pjesëtarit të FSK-së, Liman Musliu. Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se këtë ngjarje tragjike e kanë sjellë dy dështime dhe një realitet. “Dështimi i parë: paga e ulët e ushtarit tonë që e detyroi atë të punojë…

Lajme

10/11/2024 21:13

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar pas vdekjes tragjike të pjesëtarit të FSK-së, Liman Musliu.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se këtë ngjarje tragjike e kanë sjellë dy dështime dhe një realitet.

“Dështimi i parë: paga e ulët e ushtarit tonë që e detyroi atë të punojë punë tjetër shtesë. E dikujt që i gatshëm që jetën t’ia jap atdheut, e “dha” për mbijetesë. Dështimi i dytë: siguria në vend të punës, zero. Pagat e ndërtuesve, të tmerrshme. Rrezikshmëria tejet e lartë. Realiteti: KOSOVA, SOT”, ka shkruar Kica Xhelili. 
Ajo ka thënë se asgjë nuk do t’i mbuloj dështimet e kësaj qeverie, shkruan lajmi.net.
“Kam parë dhe më parë paturpësinë teksa mori para vetes politikanë që pushteti i shpërfaqi lakminë; por të gjithë e patën një të përbashkët: DËNIMIN POPULLOR. KOHA I VJEN SECILIT”, ka shkruar Kica-Xhelili në Facebook. /Lajmi.net/ 
Postimi i saj i plotë në Facebook: