Kica-Xhelili: Nuk mund të bëjmë kompromise për një figurë të papranueshme
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës dështoi sërish. Përpjekja e gjashtë e legjislaturës së nëntë të Kosovës nuk arriti të nxjerrë emrin e kryeparlamentarit të ri të këtij institucioni. 57 vota për, 47 kundër dhe tre abstenime nuk mjaftuan që Haxhiu të jetë kryeparlamentarja e re e Kuvendit të Kosovës. Pas përfundimit të seancës për…

Lajme
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës dështoi sërish.
Përpjekja e gjashtë e legjislaturës së nëntë të Kosovës nuk arriti të nxjerrë emrin e kryeparlamentarit të ri të këtij institucioni.
57 vota për, 47 kundër dhe tre abstenime nuk mjaftuan që Haxhiu të jetë kryeparlamentarja e re e Kuvendit të Kosovës.
Pas përfundimit të seancës për media foli deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili.
Kica-Xhelili pas dështimit të seancës konstituive tha se nuk po sheh gatishmëri nga Lëvizja Vetëvendosje për konsensus dhe zgjidhje të kësaj situate.
“Ka parti të tjera politike që duken të gatshme të krijojnë një konsensus të tillë politik. Nuk kam parë ndonjë përafrim apo gatishmëri nga partia fituese që të bisedoj me ato parti politike të cilat janë të gatshme për një konsensus të tillë… Lëvizja Vetëvendosje duhet të kuptoj që kryekuvendari duhet të jetë përfaqësues i denj i Kuvendit të Kosovës jo përfaqësues politik. Dhe mendoj se këta po e dëshmojnë në vazhdimësi edhe përmes përfaqësuesit teknik Dehari që nuk i kanë të qarta rolet në Kuvendin e Kosovës. Mua më vjen keq që situata është e tillë qytetarët presin megjithatë që institucionet të themelohen sa më shpejt, por duhet ta mirëkuptojnë qëndrimin e LDK. Nuk mund të bëjë kompromise për një figurë që për ne është e papranueshme duke pas qasjen e saj ndaj vetë institucionalizmit dhe shtyllave demokratike të Kosovës”, thotë ajo.
Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar sërish të zgjedh Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit, edhe në tentimin e katërt.
Emri i Haxhiut u propozua edhe të premten më 25 prill nga nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca.
Me 118 deputetë të pranishëm në sallë, Albulena Haxhiu mori 57 vota për, 47 kundër dhe 3 abstenime.
Vazhdimi i seancës, do të bëhet të dielën më 27 prill në orën 10:00.