Khedira ka luajtur ndeshjen e fundit me Juventus?

Khedira veçse mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Juventus.

Sport

20/06/2020 11:00

Mesfushori gjerman, Sami Khedira, thuhet se tashmë ka humbur këtë sezon, si pasojë e dëmtimeve të pësuara.

Lojtari nuk ishte aktiv në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Napoli, dhe vuan nga një lëndim në tendon.

‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se ai do të jetë jashtë për dy muaj, duke bërë kështu që pjesa e mbetur e sezonit të jetë e humbur për të, transmeton lajmi.net.

Bazuar në këto raportime, lindin zëra se ylli gjerman veçse mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Juves.

MLS shihet si një nga destinacionet më të mundshme për lojtarin.

‘Zonja e vjetër’ synon të mbush arkat me 6 milionë euro nga kartoni i mesfushorit. /Lajmi.net/