Khabib zbulon bisedën private me Ronaldon për djalin e tij

Cristiano Ronaldo mesa duket nuk ka shumë besim në suksesin e djalit të tij në botën e futbollit.

Sport

05/03/2021 15:18

Kampioni i peshave të lehta në UFC, Khabib Nurmagomedov, ka zbuluar detajisht një bisedë që ka pasur me Ronaldon për djalin e këtij të fundit, transmeton lajmi.net.

“Ne bisedojmë gjatë gjithë kohës, duke dërguar mesazhe shumë çdo ditë, por kur takohemi personalisht, kemi pasur një diskutim për gjetjen e motivimet kohët e fundit,” i ka thënë kampionit portugezi.

“Ai më tha se donte që djali i tij ta zëvendësonte, por ishte i shqetësuar se nuk do të ishte në gjendje ta bënte pasi që kur vetë Cristiano ishte në moshën e tij, ai thjesht ka ëndërruar vetëm për një palë çizme të thjeshta”.

“Djali i tij ka gjithçka. Kështu që ai është i shqetësuar se kurrë nuk do ta ndiejë atë që Ronaldo ndjente dikur”.

“Në fakt, njerëzit drejtohen nga uria. Duhet një motivim, duhet të kesh një dëshirë për të arritur gjëra”.

“Kur ke gjithçka, është e vështirë të gjesh një burim të duhur motivimi”.

“Kur ai më tha atë, nuk mund të them se isha i befasuar, pasi gjërat janë të  thjeshta për t’u kuptuar. Por mua më pëlqente. E kuptova se ai ishte një person i tillë që nuk do të kënaqej kurrë me një, dy ose tre tituj”, përfundoi Khabib./Lajmi.net/