Khabib – Poirier, dita dhe ora e ‘luftës’ së shumëpritur

Khabib Nurmagomedov është rikthyer në aksion në UFC 242.

Sport

06/09/2019 09:25

Pas mposhtjes së Conor McGregor në luftën më të madhe të të gjitha kohërave, Khabib tani është një super yll i këtij sporti, që kërkon të ruajë rekordin e tij prej të pamposhturi.

Për ta bërë këtë, Khabib ka nevojë të mposht kampionatin e përkohshëm në peshat e lehta, Dostin Poirier, i cili vjen pas një fitore spektakolare ndaj Max Holloway, në një luftë prej pesë raundesh në UFC 236.

Të dy luftëtarët, tashmë kanë bërë matjet zyrtare para sfidës së shumë pritur.

A mund të shkojë Khabib në 28-0? Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në sfidën që pritet të jetë më impresionuese sesa është menduar.

Por në çfarë orari do të zhvillohet kjo luftë?

Gjithçka nis të shtunën, por luftërat për kohën tonë lokale do të fillojnë më herët se zakonisht.

E gjitha kjo për arsyen se Kbabib dhe Poriere do të sfidojnë njëri-tjetrin në Abu Dhabi.

YouTube player

Andaj, kjo luftë e cila zhvillohet të shtunën, rreth orës 17:00 sipas kohës sonë lokale./Lajmi.net/