“Khabib është një lavire që humbet peshë, unë jam arsyeja pse ai nuk luftoi në kategorinë e duhur”
Khabib Nurmagomedov vendosi ta përfundojë karrierën e tij pas fitores ndaj Justin Gaethje.

Sport
Me atë fitore, Khabib arriti rekordin 29:0 dhe njoftoi se do të tërhiqej. Për shumë adhurues të sportit, ai është luftëtari më i mirë në histori, por Colby Covington ishte ndër të paktët që e kritikoi atë.
Covington nuk i pëlqeu që Khabib doli në pension në atë mënyrë.
“Vetëm laviret humbin peshë për të luftuar. E them këtë për luftëtarin tuaj më të dashur. Nëse duhet të humbni peshë, atëherë jeni lavire. Pse nuk duhet të përfshihet në kategorinë e tij reale? Unë jam arsyeja e vërtetë që ai kurrë nuk dëshironte të garonte në kategorinë 77 kg”, tha Covington. /Lajmi.net/