KH Vushtrria arsyeton dhunën: Nuk ka provokim që na ndal dashurinë për ekipin

Klubi i Hendbollit, Vushtrria ka reaguar pas ngjarjes skandaloze që ndodhi mbrëmë, në ndeshjen me Trepçën, në kuadër të xhiros së fundit të Superligës së Kosovës. Mbrëmë në minutën e 35′ të ndeshjes Vushtrria – Trepça ndodhën incidente skandaloze për sportin e Kosovës. Lojtarët e të dy klube u përleshen me njëri-tjetrin, duke ndërprerë kështu…

Sport

23/04/2023 12:11

Klubi i Hendbollit, Vushtrria ka reaguar pas ngjarjes skandaloze që ndodhi mbrëmë, në ndeshjen me Trepçën, në kuadër të xhiros së fundit të Superligës së Kosovës.

Mbrëmë në minutën e 35′ të ndeshjes Vushtrria – Trepça ndodhën incidente skandaloze për sportin e Kosovës.

Lojtarët e të dy klube u përleshen me njëri-tjetrin, duke ndërprerë kështu edhe ndeshjen ndërmjet tyre, transmeton lajmi.net.

Më pas aty ndërhynë edhe tifozët vendas, duke hedhur gjësende ndaj lojtarëve të Mitrovicës.

Pas kësaj ngjarje të tmerrshme ka reaguar edhe klubi i Vushtrrisë, duke arsyetuar dhunën.

“Ndërpritet ndeshja.

Përfundon ndeshja kunder kh trepqes per arsye se rreth minutes te 34 te ndeshjes nga provokimet e vazhdueshme te lojtareve mysafir, ndeshja eskaloi deri ne sulme fizike te lojtareve mysafir.

Policia zbrasi tribunat dhe kushtet ishin optimale per ndeshje, por ekipi kundershtar nuk pranoi te vazhdoj ndeshjen pavaresisht kerkeses se zyrtareve te federates.

Presim nje vendim nga Federata dhe te vazhdojme para ne ndeshjet ne vazhdim.

Falenderojme tifozet per pjesmarrjen dhe nuk ka provokim qe na ndal dashurine per kete ekip.

Bashke perpara!”./Lajmi.net/