KGJK dënon sulmin ndaj gjyqtares së Gjykatës së Gjilanit në Viti: Sulmet e tilla janë sulm ndaj drejtësisë dhe vetë sundimit të ligjit

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka dënuar ashpër sulmin ndaj gjyqtares së Gjykatës Themelore në Gjilan, dega në Viti, znj. Qëndresa Sejdiu, i ndodhur pasditen e datës 4 nëntor 2026, në fshatin Sadovinë e Jerlive, Komuna e Vitisë. KGJK ka theksuar se sulmet e këtij lloji ndaj gjyqtarëve janë të papranueshme dhe të patolerueshme, dhe i…

Lajme

05/11/2026 11:57

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka dënuar ashpër sulmin ndaj gjyqtares së Gjykatës Themelore në Gjilan, dega në Viti, znj. Qëndresa Sejdiu, i ndodhur pasditen e datës 4 nëntor 2026, në fshatin Sadovinë e Jerlive, Komuna e Vitisë.

KGJK ka theksuar se sulmet e këtij lloji ndaj gjyqtarëve janë të papranueshme dhe të patolerueshme, dhe i dënon fuqishëm ato. Çdo akt i tillë përbën sulm ndaj sistemit të drejtësisë dhe ndaj vetë sundimit të ligjit.

“KGJK mbështet fuqishëm gjyqtarët në përmbushjen e detyrave të tyre në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe profesionale, në shërbim të drejtësisë dhe interesit publik. Njëkohësisht, u bëjmë thirrje organeve kompetente që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për hetimin e menjëhershëm të rastit dhe për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e gjyqtarëve, në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore”, ka shkruar KGJK. /Lajmi.net/