Tomë Gashi: Astrit Dehari është vrarë dhe ky është epilogu i vetëm

Avokati i familjes së Astrit Deharit, Tomë Gashi bashkë me familjen Dehari kanë folur sot para Prokurorisë Speciale në 10 vjetorin e vrasjes së Astrit Deharit. Ai ka thënë se familjarët e Astrit Deharit presin epilog nga Prokuroria Speciale dhe se sipas tij epilogi i vetëm përfundimtar është se Astrit Dehari në bazë të provave…

Lajme

05/11/2026 11:55

Avokati i familjes së Astrit Deharit, Tomë Gashi bashkë me familjen Dehari kanë folur sot para Prokurorisë Speciale në 10 vjetorin e vrasjes së Astrit Deharit.

Ai ka thënë se familjarët e Astrit Deharit presin epilog nga Prokuroria Speciale dhe se sipas tij epilogi i vetëm përfundimtar është se Astrit Dehari në bazë të provave është vrarë.

“Astrit Dehari është vrarë fiks para 10 viteve dhe ne e dimë që prokurorë të caktuar atëherë kanë tentuar që para se të përfundojnë hetimet ta mbyllin rastin si vetëvrasje. Personi që para Prokurorisë së Shtetit ka deklaruar se kinse rasti i Astrit Deharit është vetëvrasje ka qenë kryeprokurori i Prokurosë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha. Për Sylë Hoxhën dhe deklarimet e tilla për tentimet e manipulimit në drejtësi, unë në emër të Astrit Deharit kam paraqitur edhe kallëzim penal i cili është në sirtarët e kësaj prokurorie dhe nuk ka asnjë epilog deri më tani”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se pjesa më e dhimshme është tentimi i manipulimit të opinionit përmes gazetarëve të caktuar dhe për këtë ka akuzuar ish-drejtorin e Klan Kosovës, Baton Haxhiun që ka thënë se ka marrë një CD me incizime të pjesës së Burgut të Prizrenit, koridorit dhe pjesëve tjera dhe i ka publikuar për të manipuluar opinionin para se vetë prokurori i rastit të ketë.

“Unë sigurisht që kam pasur takime të shpeshta me ish prokurorë dhe prokurorin e rastit për të cilin familja e astrit Deharit dhe unë si avokat shpresojmë që do të vije një vendim për ta thënë të vërtetën në aspektin ligjor sepse në aspektin faktik ne të gjithë e dimë se Astriti është vrarë. Sigurisht se dikush mund ta konsideroj këtë deklarimin tim se po flas si avokat i Astrit Deharit, por secili që ka pas mundësi t’i shoh vetëm disa prej fotografive që e tregojnë trupin e Astrit Deharit, ne një miliardë përqind jemi të sigurt se trupi i Astrit Deharit është prova kryesore në të cilën vërtetohet se Astriti është vrarë”, ka thënë Tomë Gashi,

Ai ka thënë se ka dokumentacione tjera të IML-së në Zvicër që edhe në teori e eliminojnë vetëvrasjen e Astrit Deharit dhe sipas tij edhe në bazë të ekspertizave është gjetur edhe ADN të personit të tretë.

“Tentativa e prokurorit të mëhershëm që ka qenë, Bekim Kodraliu ka qenë tentimi i manipulimit të ekspertëve të Zvicrës duke dërguar pliko të thonjve kinse të Astrit Deharit dhe plikot i ka dërguar të zbrazëta. Për këtë arsye unë kam besu se ish-kryeprokurori i Prokurorisë Speciale apo prokurori i shtetit të inicioj kallëzim penal dhe hetim kundër vetë prokurorit që ka tentuar ta manipuloj IML në Zvicër dhe opinionin. Për ta fshehur këtë krim që e ka bërë ai, atëherë ka kërkuar faktikisht njoftim nga ekspertiza në Kosova dhe është mbyllur ky rast në kuptimin që mbetjet e thojve të Astrit Deharit kanë qenë të hargjuara dhe askush nuk mund të bëj ekspertiza të tjera”, ka thënë Dehari.

Ai ka thënë se mbetjet e thojve kanë qenë të rëndësishme për të vërtetuar ADN-ja se me çfarë persona ka pas të bëj Astrit Dehari në dhomën që është mbajtur padretësisht për 78 ditë në dhomën e Burgut në Prizren.

“Duhet ta dini dhe besoj që e dini që për 78 ditë, i dyshuar për çështje të terrorizmit Astrit Dehari nuk është marrë kurrë në pyetje nga institucionet e Kosovës. Ju e dini kush ka qenë në pushtet në vitin 2016. Nexhmi Krasniqi ka deklaruar se kinse Astrit Dehari ka vdek për shkak të medikamenteve apo drogave. Këtë deklaratë ai vetë e ka demantuar para 3-4 kur është marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale”, ka shtuar Gashi. /Lajmi.net/