KFOR-i uron Gjermaninë për Ditën Kombëtare: Aleatja kontribuon me trupa në Kosovë

KFOR-i ka uruar Gjermaninë me rastin e Ditës Kombëtare, duke e cilësuar atë si një nga aleatët e misionit të NATO-s në Kosovë. “Gëzuar Ditën Kombëtare aleatëve tanë gjermanë”, thuhet në urimin e KFOR-it të postuar në Facebook. KFOR-i ka theksuar se Gjermania është një nga 31 shtetet që kontribuojnë me trupa në misionin e…

Lajme

03/10/2026 09:47

KFOR-i ka uruar Gjermaninë me rastin e Ditës Kombëtare, duke e cilësuar atë si një nga aleatët e misionit të NATO-s në Kosovë.

“Gëzuar Ditën Kombëtare aleatëve tanë gjermanë”, thuhet në urimin e KFOR-it të postuar në Facebook.

KFOR-i ka theksuar se Gjermania është një nga 31 shtetet që kontribuojnë me trupa në misionin e NATO-s në Kosovë.

Misioni i KFOR-it vepron në Kosovë në mbështetje të një ambienti të sigurt dhe lirisë së lëvizjes.