KFOR-i shpreson për zhbllokim të shpejt të ngërçit politik, japin detaje nga takimi me Osmanin

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani u takua sot me presidenten Vjosa Osmani, njoftoi misioni paqeruajtës i NATO-s. Takimi, siç njoftoi KFOR-i, “ishte pjesë e ndërveprimeve të rregullta” të komandantit me “homologët e tij përkatës në Kosovë dhe në rajon”. “Situata aktuale dhe bashkëpunimi ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve në Kosovë ishin temat kryesore të…

Lajme

19/05/2025 17:59

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani u takua sot me presidenten Vjosa Osmani, njoftoi misioni paqeruajtës i NATO-s.

Takimi, siç njoftoi KFOR-i, “ishte pjesë e ndërveprimeve të rregullta” të komandantit me “homologët e tij përkatës në Kosovë dhe në rajon”.

“Situata aktuale dhe bashkëpunimi ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve në Kosovë ishin temat kryesore të takimit”, thuhet në njoftim.

KFOR-i thotë se Barduani ia përcolli Osmanit shpresën e tij për zhbllokim të shpejtë të ngërçit politik aktual.

“Gjeneral Barduani i përcolli znj. Osmani shpresën e tij për një zhbllokim të shpejtë të ngërçit politik aktual, në mënyrë që të rifillojë menjëherë trajtimi i sfidave më urgjente për rajonin”.

“Ai gjithashtu theksoi bashkëpunimin e mirë dhe të vazhdueshëm të KFOR-it me organizatat e sigurisë në Kosovë dhe rëndësinë e komunikimit dhe koordinimit të rregullt, për të mirën e sigurisë së qëndrueshme në të gjithë Kosovën dhe stabilitetit rajonal”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.