Peci përzihet pak, si gjithmonë ia mban “zhagun” Kurtit: Nëse shkojmë në zgjedhje, konstanta është Albini, e ju LDK, PDK e AAK jeni variablat

Kryetari i GUXO, Faton Peci i ka bërë thirrje partive politike për arritjen e marrëveshjes për president. Peci ka thënë se jemi në orët e fundit, kur t’gjithë ne duhet të angazhohemi, të reflektojmë e t’i thërrasim arsyes e jo rivaliteteve e inateve të padobishme. “E, duhet ta dimë t’gjithë, nëse shkojmë n’zgjedhje, konstanta është…

Lajme

06/10/2026 17:10

Kryetari i GUXO, Faton Peci i ka bërë thirrje partive politike për arritjen e marrëveshjes për president. Peci ka thënë se jemi në orët e fundit, kur t’gjithë ne duhet të angazhohemi, të reflektojmë e t’i thërrasim arsyes e jo rivaliteteve e inateve të padobishme.

“E, duhet ta dimë t’gjithë, nëse shkojmë n’zgjedhje, konstanta është Albini, e ju LDK, PDK e AAK jeni variablat. Po ashtu, t’gjithë e dimë se edhe nëse shkojmë n’zgjedhje, pas tyre duhet prap të ulemi e të bisedojmë. Por, ju duhet ta dini se edhe në tryezat pas zgjedhjeve, prapë konstanta është Albini, e ju LDK, PDK e AAK jeni variablat”, ka thënë Peci.