KFOR-i do të shtojë lëvizjet e trupave dhe automjeteve brenda komunës së Istogut

Komuna e Istogut së fundmi ka dalë me një njoftim ku ka bërë të ditur se në ditët në vazhdimësi do të ketë rritje të lëvizjeve të trupave dhe automjeteve të KFOR-it brenda territorit të komunës së Istogut, për shkak të procedurave normale të pranim-dorëzimit të kontingjenteve. Në njoftimin e lëshuar në Facebook thuhet se…

Lajme

11/09/2024 15:17

Komuna e Istogut së fundmi ka dalë me një njoftim ku ka bërë të ditur se në ditët në vazhdimësi do të ketë rritje të lëvizjeve të trupave dhe automjeteve të KFOR-it brenda territorit të komunës së Istogut, për shkak të procedurave normale të pranim-dorëzimit të kontingjenteve.

Në njoftimin e lëshuar në Facebook thuhet se kjo bëhet për shkak të procedurave normale të pranim-dorëzimit të kontingjenteve.

Tutje në postim bëhet e ditur se nuk ka vend për shqetësim.

“Andaj nuk keni nevojë të shqetësoheni”, thuhet në njoftimin në fjalë.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë ju njoftojm se në ditët në vijim do të ketë rritje të lëvizjeve të trupave dhe automjeteve të KFOR-it brenda territorit të komunës së Istogut, për shkak të procedurave normale të pranim-dorëzimit të kontingjenteve. Po ashtu do të bëhen ushtrime për të testuar dhe ruajtur aftësitë operacionale në mënyrë që të sigurohet niveli i njëjtë i përgatitjes dhe gatishmërisë për të gjitha njësitë në terren.

Andaj nuk keni nevojë të shqetësoheni. Ju faleminderit për mirëkuptim!