KFF Mitrovica deklasohet nga Wolfsburg në Prishtinë, por krenar për arritjen

Ëndrra e KFF Mitrovicës për të shkuar më larg në Ligën e Kampionëve duket se ka marrë fund qysh në ndeshjen e parë.

Sport

11/09/2019 19:52

Vajzat mitrovicase janë mposhtur në takimin e parë në ‘Fadil Vokrri’ nga Wolfsburg me rezultat bindës 0-10, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 1/16 në LK.

Dallimi mes të dyja skuadrave ishte i madh, duke pasur parasysh se skuadra gjermane ka qenë çdo vit konkurruese e trofeut më të rëndësishëm evropian për femra.

Dy futbollistet e Wolfsburg Maritz (28’ 33’ 64’) dhe Harder (46’ 48’ 67’) shënuan het-trik, ndërsa Pajor (14’), Hegland-Minde (87′) dhe Neto (80’ 85′) realizuan një respektivisht dy gola.

Ndeshja e kthimit në Gjermani luhet më 25 shtator, ndërsa kjo ishte arritja më e madhe e një klubi të femrave të Kosovës në arenën ndërkombëtare. /Lajmi.net/