KFC-ja e feston ditëlindjen e Kolonelit Sanders

Gjatë jetës së tij interesante, Koloneli ka mësuar më shumë se 20 zanate të ndryshme, të cilat e kanë ndihmuar që t’i zhvillojë parimet që janë bërë themelore për KFC-në: puna e madhe, mikpritja, zemërgjerësia dhe cilësia.

Fun

09/09/2021 10:51

Sot, 9 shtatori e shënon ditëlindjen e 131-të të Harland David Sanders, i njohur më shumë si Koloneli Sanders – themelues i KFC-së dhe krijues i recetës së dalluar sekrete të 11 bimëve dhe erëzave, e cila ka mbetur sekret për më shumë se 80 vjet, shkruan Gazeta Express.

Gjatë rrugës së tij drejt suksesit dhe famës ndërkombëtare (më 1976, Koloneli u bë personi i dytë më i njohur në botë), Harland Sanders është përballur me vështirësi të ndryshme – humbjen e vendit të punës ose falimentimin e plotë -, por në secilin rast, ai e ka gjetur fuqinë për të ecur përpara, transmeton lajmi.net.

Gjatë jetës së tij interesante, Koloneli ka mësuar më shumë se 20 zanate të ndryshme, të cilat e kanë ndihmuar që t’i zhvillojë parimet që janë bërë themelore për KFC-në: puna e madhe, mikpritja, zemërgjerësia dhe cilësia.

“Nëse je i sinqertë në qëllim tënd dhe përpiqesh të ofrosh një shërbim të mirëfilltë dhe ta shesësh produktin e duhur, nuk ka kurrfarë dyshimi, je duke ndërtuar diçka që zgjat dhe diçka të vlefshme”, thoshte Koloneli dhe këto fjalë janë bërë profetike. Sot, brendi i KFC-së është i pranishëm në 145 shtete.

Më shumë se 800.000 punëtorë në 25.000 restorante e gatuajnë pulën e veçantë përditë, duke e përdorur recetën e dëshmuar sekrete të Kolonel Sanders-it, të cilën e shpiku më 1940 afër disa vjetëve me eksperimente. Gjatë tërë kësaj kohe, fshehtësia ka mbetur e pazgjidhur.

“Jam shumë krenar me faktin që kam ndihmuar për ta sjellë pulën e mirë në tavolinat e miliona njerëzve”, thoshte Harland Sanders. Më shumë se 60.000 njerëz punojnë në restorantet e KFC-së në Rusi, në Azinë Qendrore dhe në Evropën Qendrore e Lindore. 35 për qind e tyre janë nën moshën 25-vjeçare.

“Kur e sheh këtë filxhan me burime të pashtershme, e di se do të kesh ushqim të mirë – të paktën do të kesh pulë të mirë”, thoshte Sanders dhe fjalët e tij janë vërtetuar: mbi një milion rusë i vizitojnë restorantet tona përditë dhe 85 për qind e tyre e pranojnë se janë të lumtur që e bëjnë këtë.

Rreth KFC-së:

KFC-ja, pjesë e kompanisë “Yum! Brands Inc”, është brend botëror i restoranteve të mishit të pulës me histori të pasur e disadekadëshe të suksesit dhe inovacionit. E tëra filloi me një kuzhinier, Kolonelin Harland Sanders, i cili e krijoi recetën që të bën t’i lëpish gishtat 80 vjet më parë, një listë sekrete me bimë e erëza, të mbledhura prapa derës së kuzhinës së vet.

Sot, ne ende e ndjekim këtë formulë suksesi. Kuzhinierët tanë të vërtetë e rrisin dhe e përgatisin në mënyrë të freskët pulën tonë të shijshme me dorë në më shumë se 24.000 restorante në 145 shtete dhe territore përreth botës. Për më shumë informata, vizitojeni uebfaqen www.kfc.com. /Lajmi.net/