KF Llapi ‘shijon’ fitoren e parë këtë edicion
KF Llapi ka shijuar fitoren e parë këtë edicion në Superligën e Kosovës.

Sport
Janë dashur të zhvillohen tetë xhiro për të ardhur fitorja e parë për KF Llapin, që ka mposhtur 2:0 Arbërinë, në ndeshjen e zhvilluar të shtunën pasdite.
Epërsia e parë për Llapin erdhi në minutën e 12’, kur Mentor Zhdrella shënoi nga penalltia.
Llapi dyfishoi epërsinë në pjesën e dytë, kur Ahmed Januzi shënoi për 2:0 në minutën e 48’.
Me këtë fitore Llapi numëron pesë pikë./Lajmi.net/