Kevin Prince Boateng vjen me një tjetër gol spektakolar
Sa herë që kujtojmë Kevin Prince Boateng, mendja na shkon te golat spektakolar që ka shënuar gjatë karrierës.
Sport
Një gol të jashtëzakonshëm ish reprezentuesi i Ganës e ka shënuar edhe në fanellën e skuadrës së re, Sassuolo.
Në ndeshjen e fundit të Sassuolos, Boateng së pari në mënyrë akrobatike largoi një top nga vija e portës, ndërsa pas pak sekondave arriti të shënonte pa shikuar në drejtim të portës kundërshtare.
31 vjeçari i cili ka qenë pjesë e shumë skuadrave në Evropë, këtë verë ka lënë Eintracht Frankfurtin për të kaluar te Sassuolo./Lajmi.net/