Këtyre bizneseve do t’u lejohet veprimtaria në fazën e tretë

Gastronomia, taksitë dhe transporti urban dhe ndër-urban, janë disa nga llojet e bizneseve që do t’ju lejohet ushtrimi i aktiviteteve në fazën e tretë nga vendosja e masave të reja që nga përhapja e pandemisë së COVID-19 në Kosovë.

Lajme

31/05/2020 12:13

“Qarkullimi i qytetarëve në bazë të situatës epidemiologjike, transporti urban dhe ndër-urban, taksitë, gastronomia, provimet në Arsimin e Lartë, Testi i Maturës dhe Arritshmërisë, Hapja e Kinemave dhe Teatrove, Hapja Selektive e Aktiviteteve Sportive”, ka njoftuar Ministria.

Ndërsa, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për medie kishte prezantuar fazat lehtësuese dhe hapjen graduale të ekonomisë.

Edhe ministrja në detyrë të Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari, kishte thënë se ekonomia do të hapet gradualisht.

MEPTINIS kishte nxjerr urdhëresën për mbarëvajtjen e bizneseve gjatë periudhës së pandemisë, ku për ato biznese që kanë punuar ishte urdhëruar që të merren masat higjienike.

Po ashtu, ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi në një konferencë për media ka prezantuar Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike, vlera e së cilës pritet të jetë 1.26 miliardë euro.

Sipas Bislimit, fokusi kryesor i kësaj pakoje do të jetë mbështetja e secilit biznes me kredi, i cili gjatë kësaj periudhe pandemie ka pasur rënie të aktivitetit ekonomik. /Lajmi.net/