Këtu mund të zbuloni gjithçka që Google di për ju

Google ruan automatikisht të gjitha të dhënat tuaja sapo identifikoheni (sign in) – duke filluar nga historiku i këkimeve dhe lundrimit në internet, vendndodhja përmes Google Maps e deri te historiku i videove në YouTube.

Auto & Tek

25/01/2021 20:28

Bazuar te këto të dhëna, Google shfaq reklama për ju, sugjeron web-series, njeh restorantet tuaja të preferuara dhe shumë, shumë gjëra të tjera. Sidoqoftë, gjiganti i teknologjisë ofron një mjet për të parë, ekzaminuar dhe fshirë të dhënat në serverat e tij, transmeton Lajmi.net.

Për të parë se çfarë Google di për ju si edhe për të menaxhuar të dhënat, veproni si në vijim:

1. Shkoni te Google.com.
2. Teksa jeni të regjistuar, klikoni ikonën në formë rrethi në këndin e sipërm të djathtë (fotoja juaj në email).
3. Klikoni “Manage your Google account”
4. Klikoni te “Data & Personalization”, ku do të shihni “Activity Controls”}
5. Klikoni te “My Activity” te “Activity and timeline”

Pas këtyre hapave, do t’ju shfaqen të gjitha të dhënat që Google di për ju. Përmes opsioneve “On” dhe “Off” mund të zgjidhni që motori i kërkimit të ruajë ose jo aktivitetin tuaj në Web dhe aplikacion, historikun e vendodhjes apo atë të YouTube-it. /Lajmi.net