Këto zona të Kosovës mbesin pa ujë për shkak të punimeve të KEDS-it
Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në Impiantin e Trajtimit të Ujit në Badoc për arsye të punimeve nga ana e KEDS, Kishnica, Sushica, Badoci dhe fshatrat Janjeva e Gushterica si zonë e Lipjanit do të mbesin pa furnizim me ujë. Kështu ka bërë të ditur Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina”, ku shtoi se ndërprerja…

Lajme
Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në Impiantin e Trajtimit të Ujit në Badoc për arsye të punimeve nga ana e KEDS, Kishnica, Sushica, Badoci dhe fshatrat Janjeva e Gushterica si zonë e Lipjanit do të mbesin pa furnizim me ujë.
Kështu ka bërë të ditur Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina”, ku shtoi se ndërprerja e energjisë elektrike do të vazhdojë deri në ora 16:00.
Në njoftim bëhet e ditut se edhe ITU Shkabaj është duke trajtuar ujë me kapacitet minimal për shkak të turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit si shkak i punimeve në kanal.
“Aktualisht rezervuarët janë të mbushur, por mund të ketë çrregullime të furnizimit me ujë në Mati 1, Bregu i Diellit, Graçanica dhe Hajvalia që ndërlidhen me mungesën e energjisë elektrike në Badoc, me ç’rast atje jemi duke trajtuar ujë me gjeneratorë. Po ashtu për shkak të punimeve në kanalin e Ibër Lepencit, Drenasi aktualisht nuk është duke trajtuar ujë për pije”, tutje bëhet e ditur në njoftim.