Këto produkte nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina kanë 10 për qind masë tarifore

Qeveria e Republikës së Kosovës, sot në mbledhjen e saj, ka vendosur tarifa prej 10 për qind në importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Lajme

06/11/2018 18:50

Me rekomandimin e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë në mbledhjen e qeverisë është vendosur kjo masë tarifore e cila ka hyrë në fuqi menjëherë nga Qeveria e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Ministri i MTI-së, Endrit Shala gjithashtu ka treguar se nga kjo masë përjashtohen vetëm produktet e brendeve ndërkombëtare që prodhohen në këto dy shtete të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Lexo edhe:

Hyn në fuqi masa tregtare ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës

Sipas ministrit Shala, MTI ka bërë analizën e duhur të të gjitha produkteve të cilat e dëmtojnë tregun vendor dhe pas kësaj ka propozuar masën tarifore prej 10 për qind ndaj të dy shteteve.

Produktet që kanë 10 për qind masën tarifore të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës janë:

Qumështi dhe produktet e qumështit, mollët, produktet higjenik, tekstili, mielli, materiali ndërtimor, biskotat e ëmbla, lëngjet, medikamentet, uji, alkooli, produktet e duhanit dhe makineritë.

Ministri Shala ka pohuar se kjo praktikë është edhe nga Organizata Botërore e Tregtisë dhe kjo masë tarifore do të aplikohet për të gjitha produktet, përveç brendeve ndërkombëtare. /Lajmi.net/