Këto lagje të Prishtinës janë më të prekurat nga reshjet e shiut
Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se për shkak të të reshurave të mëdha ka vështirësi të lëvizjes dhe vërshime në disa lagje në kryeqytet.

Lajme
“Për momentin situata më e keqe paraqitet në rrugën ‘Nazim Gafurri’ , ‘Rrugën B’, te banesat e bardha në Breg të Diellit, rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’ në Tophane, Kolovicë etj. Ekipet e Drejtorisë së Inspeksionit dhe të Drejtorisë së Shërbimeve Publike së bashku me të gjitha pesë kompanitë janë në terren e po ashtu edhe ekipet e zjarrfikësve, duke ndihmuar në hapjen e rrugëve dhe sanimin e problemeve të tjera”, thuhet në një komunikatë për media nga komuna e Prishtinës.
Komuna po ashtu njofton se për çdo vështirësi qytetarët duhet të lajmërojnë Qendrën e Thirrjeve, ndërsa të gjithë qytetarët udhëzohen të reduktojnë lëvizjet nëpër qytet përveç në raste urgjente.