Këto janë veturat që prodhon Koreja e Veriut (FOTO)

Industria automobilistike e Koresë së Veriut edhe pjesë e ekonomisë kombëtare dhe kryesisht merret me prodhimin e automjeteve ushtarake dhe atyre industriale në një numër shumë të kufizuar në krahasim me Korenë e Jugut.

Bota

05/04/2017 08:10

Por pjesë e kësaj industrie është edhe prodhimi i veturave të pasagjerëve, kamionçinave, autobusëve dhe tramvajeve. Republika Popullore Demokratike e Koresë nuk është anëtare e Organisation Internationale des Constructeurs d’Automobiles (OICA) apo ndonjë organizmi tjetër në OKB andaj të dhënat sa i përket kësaj industrie janë shumë të kufizuara.

Sipas disa vëzhguesve të cilët kanë vizituar këtë vend kë shtet ka kapacitet për prodhimin e 40,000 deri 50,000 vetura gjatë një viti.

Auto industria në Korenë e Veriut e ka zanafillën gjatë kohës së Bashkimit Sovjetik ku Korea kishte marrë licencë dhe ishte ndihmuar nga Rusia për prodhimin e mini kamionëve GAZ-51, vetura 4×4 GAZ 69 dhe vetura për pasagjer GAZ-M20 Pobeda.

Prodhuesi i veturave në Kore sot mbanë emrin Pyeonghwa Motors dhe prodhon modelet si Pyeonghwa Pronto GS 4×4 dhe mini kamionët Pyeonghwa Paso 990.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

pyeonghwa-pronto-in-vietnam-2012_1451485896-1132726