Këto janë ushqimet për të rritur jetëgjatësinë

Nuk po flasim për ushqime që nuk gjenden në vendin tonë, apo nga ato që nuk i keni dëgjuar më parë.

Lifestyle

08/11/2018 15:10

Ka shumë rëndësi mënyra se si gatuhen dhe se si konsumohen për të qënë të shëndetshme për ne dhe për të jetuar deri në 100 vjeç. Ato janë:

-Arrat: Arra janë plot me mikroelemente jetësore për trupin dhe trurin tuaj. Shumë yndyrna të shëndetshme për të mbështetur sistemin nervor të njeriut. Hani të paktën ¼ filxhan në ditë për të furnizuar trupin tuaj me mineralet e nevojshme, transmeton living.al.

-Lemoni: është ndoshta ushqimi më i mirë për të ngrënë në qoftë se ju mungon vitamina C. Flavonoidet e limonit ndihmojnë në uljen e rritjes së qelizave të kancerit dhe mund të ndihmojnë në parandalimin e një sërë sëmundjesh të tjera, duke përfshirë gripin.

-Brokoli: Brokoli është një burim i mrekullueshëm i vitaminës K, që ndihmon në ndërtimin e kockave të forta dhe mbështet sistemin imunitar për të luftuar sëmundjet. Sigurohuni që ta gatuani atë në mënyrë korrekte.

-Fasulet: Fasulet janë një burim i proteinave bimore të shëndetshme e cila është mënyra më e lehtë për të ndërtuar trupin tuaj. Fasule kanë fibra që ndihmojnë trupin të tretet ushqime të tjera dhe nuk është burim i yndyrave të këqija.

-Çokollata e zezë: Mos hani çokollate me rrush të thatë dhe arra brenda. Hani çokollatë të pastër dhe qëndroni të shëndetshëm.