Këto janë tri fotografitë më të pëlqyera në Instagram këtë vit (Foto)
Kendall Jenner dhe Taylor Swift kanë demonstruar fuqinë e tyre, duke e dominuar Instagramin këtë vit.
Fun
Instagram ka njoftuar sot se fotografia e Jenner, e cila ka 42.5 milionë ndjekës, me flokët e saj të formuara në forma të zemrës, është fotografia më e pëlqyer dhe më e komentuar e vitit.
Fotografia është pëlqyer 3.2 milionë herë, transmeton lajmi.net.
Ndërkaq, pas Jenner radhiten dy fotografitë e Taylor Swift, në vendin e dytë dhe të tretë. Swift, që u fotografua me një buqetë lulesh të cilën ia dërgoi Kanye West, është pëlqyer 2.6 milionë herë.
Awwww Kanye sent me the coolest flowers!! #KanTay2020 #BFFs A photo posted by Taylor Swift (@taylorswift) on
Swift ka më së shumti ndjekës në Instagram – 56.9 milionë, Selena Gomez është e dyta me 53.2 milionë dhe Kim Kardashian është e treta me 53.1 milionë. (lajmi.net)