Këto janë të rejat të fundit rreth Alex Oxlade Chamberlain

Alex Oxlade Chamberlain është shumë afër rikthimit në fushën e blertë.

Sport

07/03/2019 21:37

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka konfirmuar se lojtari do të rikthehet së shpejti, por me skuadrën e U-23.

Mesfushori ka qenë jashtë fushave të blerta qysh nga prilli, duke u rikuperuar nga një operacion në gju, dhe do të kthehet me skuadrën e rezervave.

“Plani është që t’i japim atij disa kohë loje. Ajo që kemi parë deri më tani në stërvitje duket shumë mirë, por e dimë se është dallim i madh mes stërvitjeve dhe ndeshjeve” ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.

“Nuk ka të bëjë me kundërshtarin, është për të gjykuar situatën. Fushë më e madhe, intensitet më i lartë, koncetrim i nivelit tjetër. Përgatitja për ndeshje është ndryshe nga një seancë stërvitore” ka thënë ndër të tjerash gjermani.

Oxlade Chamberlain kishte pësuar dëmtimin në gju gjatë gjysmëfinales kundër Romës, në kuadër të Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/