Këto janë statistikat e Anel Rashkaj, lojtarit që do të zëvendësojë Kryeziun tek Kosova

Anel Rashkaj, i cili dikur mbante shiritin e kapitenit tek Kosova, është ftuar për dy ndeshjet e ardhshme të kombëtares së Kosovës.

Sport

16/05/2019 21:52

Lëndimi i Hekuran Kryeziut ka lënë disa hapësira në mesfushë, të cilat  selektori zviceran ka menduar që t’i mbuloj me lojtarin që luan në ligën suedeze.

Rashkaj nuk ishte ftuar asnjëherë më parë nga trajneri Challandes, por performancat e tij të mira këtë edicion duket se kanë bindur trajnerin.

Deri në këtë pikë të sezonit, Rashkaj me skuadrën e tij Eskilstuna ka pasur sezon të mirë, edhe pse janë luajtur shumë pak ndeshje.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell disa prej statistikave të ish kapitenit, i cili do të rikthehet në grumbullimin me kombëtaren.

Ndeshje të luajtura: 6/7
Minuta të luajtura: 540
Gola: 1
Saktësia në pasime – 89%
Ndërhyrjet e fituara për ndeshje – 68.7
Duelet e fituara – 61%

Mbetet të shihet nëse Aneli do të ketë minuta në dispozicion dhe nëse do të jetë i aftë që të mbuloj hapësirat e lëna nga Hekuran Kryeziu, i cili ka pësuar një lëndim të rëndë. /Lajmi.net/