Këto janë shkaqet pse keni gjakderdhje nga hunda

Gjakderdhja në hundë, e quajtur ndryshe epistasa, përfshin rrjedhjen e gjakut nga brenda hundës.

Lifestyle

26/10/2018 15:42

Shumica e njerëzve kanë më raste gjakrrjedhje nga hunda, sidomos fëmijët dhe moshat e treta. Edhe pse gjakrrjedhja nga hundët mund të duket e frikshme, në shumicën e rasteve nuk është e rrezikshme. Gjakrrjedhje e shpeshtë nga hunda konsiderohet ajo kur ndodh më shumë se një herë në javë.

Ja cilët janë disa nga shkaktarët e gjakrrjedhjes nga hunda: Pjesa e brendshme e hundës përmban disa enë të vogla gjaku që qëndrojnë përreth hundës dhe mund të dëmtohen lehtësisht.

Dy nga shkaktarët më të zakonshëm të gjakrrjedhjes nga hunda janë: Ajri i thatë – kur thahen membranat e hundës, janë më të ndjeshëm ndaj gjakderdhjes dhe infeksioneve; dhe kruajtja e hundës, transmeton living.al.

Shkaktarë të tjerë të gjakrrjedhjes janë: Sinusiti akut; alergjitë; përdorimi i aspirinës; hemofilia (dhe çrregullime të tjera të gjakut); holluesit e gjakut, si warfarin and qeparin; irrituesit kimik, si amoniaku; sinusiti kronik; përdorimi i kokainës; ftohjet e zakonshme; trupa të huaj në hundë; spraji për hundët, si ai që përdoret për të trajtuar alergjitë, nëse përdoret shpesh; riniti jo-alergjik; goditjet në hundë

Shkaktarët më pak të zakonshëm të gjakrrjedhjes janë: përdorimi i alkoolit; telangiektasi hemorragjik i trashëguar (zgjerim i kapilarëve të gjakut); leucemia; polipet nazale (mishi i huaj në hundë); ndërhyrje kirurgjikale në hundë; tumor nazal; tremujori i dytë i shtatzënisë.