Këto janë nënat më seksi në botë (Foto)

Roli i nënës është vërtet unik, çka e dinë edhe figurat e famshme të shoubiznesit, të cilat mundohen që çdo moment të lirë ta kalojnë në shoqëri të vogëlushëve të tyre.

ShowBiz

06/11/2016 15:47

Të tilla janë të shumta, duke përfshirë edhe Halle Berryn, Brooke Burken, Jessica Alban, Jennifer Garnerin, Jennifer Lopezin, Victoria Beckhamin, Gisele Bundchenin, e shumë të tjera.

Dhe këto bukuroshe vazhdimisht mund t’i shohësh duke shëtitur nëpër plazhe me fëmijët e tyre dhe me këtë rast ato tregojnë se shtatzënia nuk u ka lënë aspak gjurmë në trupin e tyre, por përkundrazi ato duken edhe më seksi se kurrë.

Por titullin e mamasë më seksi, këtë herë e ka rrëmbyer Halle Berry, e ndjekur nga Burke, Garner dhe Bundchen.

Halle Berry vite më parë ka lindur një vajzë, por në trupin e saj nuk ka asnjë gjurmë që tregon këtë, aq më tepër ajo duket më seksi se kurrë më parë dhe ajo nuk përton që trupin e saj ta ekspozojë në plazhe e veshur në bikini.

Brooke Burke është nënë e katër fëmijëve, por ka treguar se vitet dhe lindjet nuk janë kurrfarë pengese për bukurinë, sepse ajo duket mrekullueshëm dhe shumë vajza më të reja do t’ia kishin lakmi.

Jennifer Garner tashmë ka lindur dy fëmijë dhe prapë është shtatzënë, por trupi i saj më shumë i ngjan një 20-vjeçareje dhe jo një nëne.

 Ajo ka një përkujdesje të veçantë për trupin e saj, duke ushtruar çdo ditë me orë të tëra, ndërsa gjen kohë dhe për të pushuar në plazh.

Të gjithë kishin mbetur të shtangur kur Gisele Bundchen vetëm disa javë pasi kishte lindur djalin e saj të parë ishte kthyer në pistat e modës duke treguar se format seksi të trupit kanë mbetur po ato që i kishte para lindjes.

Dhe ajo i kushton një rëndësi të madhe trupit të saj, pasi siç ka zbuluar vetë ajo, ushtron së paku dy herë në ditë, ndërsa edhe kujdeset që ushqimi i saj të jetë i shëndetshëm. /Zeri/Telegrafi/

nena-3nena-1nena-2nena-4