Këto janë mangësitë e përditësimit të ri të Windows 10
Shpeshherë ka pasur ankesa në lidhje me përditësimet e sistemit operativ Windows 10, të kompanisë Microsoft.
Auto & Tek
Ashtu siç ka zbuluar Paul Thurrott, përditësimi zhduk krejtësisht pjesën e zonës rrëshqitëse të Windows Media Player në hapjen e dokumentave specifik, transmeton lajmi.net.
Përditësimet e ndryshme të vjetra dhe të reja të Windows janë sigurisht të komplikuara, por nuk është e qartë se cili ndryshim i tetorit të vitit 2018 ka sjellë ndryshime edhe në këtë fushë.
Gjithashtu është edhe një mangësi tjetër: disa programe Win32 nuk mund të vendosen si programi i parazgjedhur për një lloj skedari të caktuar.
Pra, nëse doni që disa skedarë të hapen gjithmonë në Notepad, për shembull, nuk do të ndodh një gjë e tillë.
Një rregullim për këtë premtohet të bëhet në fund të muajit. /Lajmi.net/