Këto janë kombëtaret që do të garojnë në “Play Off” të Kupës së Botës

Me ndeshjet e luajtura sonte kanë përfunduar kualifikimet e Kupës së Botës.

Sport

16/11/2021 23:37

10 ekipe që kanë përfunduar në pozitat e dyta në grupe, kualifkimin do ta kërkojnë përmes “Play Off-it”, shkruan lajmi.net.

Këtyre 10 kombëtareve iu janë bashkuar edhe dy kombëtare nga Liga e Kombeve që do të garojnë në këtë “Play Off”.

Më 26 nëntor do të hedhet shorti, ndërsa këto ekipe do të jenë bartëse të shortit: Portugalia, Skocia, Italia, Rusia, Suedia, Uellsi.

Kurse Polonia, Maqedonia e Veriut, Turqia, Ukraina, Austria dhe Çekia do të jenë në vazon tjetër.

Në fund nga këto 12 kombëtare do të jenë vetëm tri ato që do të sigurojnë biletat e fundit për në Katar 2022. /Lajmi.net/